Page 185 - Demo
P. 185
Tani është radha jote!1 Pesëkëndëshi i paraqitur ka një perimetër prej 11 m. Gjeni gjatësinë e brinjës që mungon. njësi2 Një shatërvan ka një pishinë uji trekëndore. Perimetri i pishinës është 36 m. Nëse njëra anë është 12 m dhe tjetra është 15 m, sa është gjatësia e anës së tretë?3 Shtëpia e Artës ka një ballkon që ka formën e një gjashtëkëndëshi. Brinjët e ballkonit kanë gjatësi të barabarta. Nëse çdo brinjë e tij është 3 metra e gjatë, sa është perimetri i ballkonit?4 Andi përdor për gjimnastikë dy dyshekë në formë katrori. Gjatësia e secilës anë është 2 metra. Sa është perimetri i përgjithshëm, nëse dyshekët bashkohen duke formuar një drejtkëndësh?5 Vizato një figurë që ka një perimetër prej 60 centimetrash.6 Sa është perimetri i figurës?Ndërtesa në anën e djathtë quhet Pentagon. Pentagoni është një pesëkëndësh i rregullt, ku një brinjë e tij, është rreth 280 m (figura me ngjyrë të kuqe). Aty punojnë udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.A mund të gjejmë perimetrin e Pentagonit?3 m2 m?2 m1 m12 m? 15 m3 m m2 m183

