Page 228 - Demo
P. 228
226Tani është radha jote!1 Vesa dëshiron të blejë një kompjuter që kushton 750 euro. Në llogarinë e saj të kursimeve ajo ka 570 euro. Edhe sa euro duhet të mbledhë Vesa, që të blejë kompjuterin? 2 Në një shitore janë gjithsej 650 kilogramë mollë. Pas një jave mbetën vetëm 259 kilogramë. Sa kilogramë mollë u shitën?3 Fjolla, Beni dhe Ermira kanë grumbulluar një shumë parash. Fjolla kishte 342 euro. Beni kishte 150 euro më pak se Fjolla, kurse Ermira kishte 59 euro më shumë se Fjolla. a) Sa euro kishte Beni?b) Sa euro kishte Ermira? c) Sa euro kanë grumbulluar së bashku? 4 Nëna e Ermirës shkoi në treg dhe bleu 300 gramë dardha, 150 gramë më tepër pjeshkë dhe 120 gramë më pak kumbulla sesa dardha. Nga sa gramë fruta bleu nëna prej secilit lloj?Pjeshkë: gramë.Kumbulla: gramë.5 Largësia nga shtëpia e Artës deri te shkolla është 986 metra. Për të shkuar në shkollë, asaj i duhet të kalojë nga parku i qytetit. Largësia prej shtëpisë deri te parku është 519 metra. Sa është largësia midis parkut dhe shkollës? 6 Çmimi i një palltoje gjatë stinës së dimrit ishte 380 euro. Në pranverë, çmimi ra në 78 euro. Sa euro ka zbritur çmimi i palltos? 7 Në një kuti gjenden sfera të kuqe, të kaltra dhe të verdha. Të kuqe janë 453, të verdha janë 124 më tepër sesa të kuqe, kurse të kaltra 324 më pak sesa të verdha. Sa sfera ka pasur gjithsej kutia? 226

