Page 235 - Demo
P. 235


                                    Tani është radha jote!1 Në një kuti ishin 819 gota plastike. Shitësja nxori 9 herë nga kutia një numër të njëjtë gotash dhe i vendosi në rreshta. Nga sa gota ka secili rresht? 2 Cili numër i zmadhuar 6 herë, jep numrin 450?3 Cili numër i zvogëluar 5 herë, jep numrin 125?4 Luana mendoi një numër. Kur e pjesëtoi atë me numrin më të madh çift të dhjetëshes së parë, fitoi numrin 100. Cilin numër mendoi Luana? 5 Shuma e numrave 25 dhe 35 është ndarë në pjesë të barabarta dhe është fituar numri 4. Cili është ai numër?6 Shuma e dy numrave është 100, nëse mbledhori i dytë zvogëlohet 6 herë, atëherë fitohet numri 10. Cila është vlera e mbledhorit të dytë? 7 Vesa ka 640 fletë. Me këto fletë ndërtoi libra me të njëjtën madhësi. Secili libër ka 80 fletë. Sa libra ndërtoi Vesa? 8 Në një klasë janë 24 nxënës dhe 6 rreshta me banka. Në secilën bankë ulen dy nxënës. Sa banka janë në një rresht?9 Në kopshtin e tij, Beni ka 36 pemë me mollë. Ato janë mbjellë në 12 rreshta. Sa pemë me mollë ka secili rresht?10 Vesa dëshiron t’u ndajë 24 lapsa shoqeve të saj. Secila nga shoqet ka marrë nga 6 lapsa. Sa shoqe ka Vesa?233
                                
   229   230   231   232   233   234   235   236   237   238   239