Page 246 - Demo
P. 246
16.1 GRUMBULLIMI I TË DHËNAVE1. Ne mund të mbledhim të dhëna duke kryer një anketë. Në anketë, ne i bëjmë pyetje një grupi njerëzish dhe i regjistrojmë përgjigjet e tyre. Pyetjet e anketës shpesh shkruhen në një formular, i cili quhet pyetësor.2. Ky është pyetësori i disa nxënësve. Ata u kërkojnë shokëve dhe shoqeve të zgjedhin midis pesë ushqimeve, atë që u pëlqen më shumë.3. Pranë çdo përgjigjeje është vendosur , në mënyrë që të regjistrohet një përgjigje e shpejtë dhe e lehtë.4. Përgjigjet që japin fëmijët para se të sistemohen të dhënat, quhen të dhëna të papërpunuara.Sot mësova:si t'i grumbulloj të dhënat.Një mënyrë tjetër për të mbledhur të dhëna lidhur me një pyetje është mbajtja e një votimi. Ju bëni pyetjen dhe nxënësit në klasën tuaj japin përgjigjet e tyre, për shembull, duke ngritur dorën. Pastaj, ju numëroni numrin e duarve të ngritura. Këta nxënës po votojnë se çfarë pëlqejnëmë shumë: bonbonet apo çokollatat?Cili ushqim ju pëlqen më shumë?HamburgeriSallata 4SanduiçiKrahët e pulësPerimet e fërguaraBonbone apo çokollata?Bonbone 2Çokollata 4244

