Page 258 - Demo
P. 258
17.2 MESATARETMesataret na ndihmojnë të krahasojmë grupe të ndryshme të dhënash. Ne mund të përdorim tri lloje të ndryshme të mesatareve për të krahasuar një grup të dhënash. Ato janë mesatarja aritmetike, mediana dhe moda.Mesatarja aritmetikePër të gjetur mesataren aritmetike, mbledhim të gjitha të dhënat dhe më pas shumën e tyre e pjesëtojmë me numrin e vlerave (mbledhorëve). Shembull: Kemi këto të dhëna: 10, 18, 15, 17, 21, 9. Të gjejmë mesataren aritmetike.Mesatarja aritmetike = Shuma e të dhënaveNumri i të dhënave = 10 + 18 + 15 + 17 + 21 + 96 = 906 = 15Pra, mesatarja aritmetike është 15. 1 Gjej mesataren aritmetike të të dhënave:a. 12, 8, 10 b. 38, 34, 42 c. 25, 28, 22 d. 102, 106, 103.2 Janë dhënë masat në gram, gjej masën mesatare.72 g80 g84 g68 ga116 g98 g163 g163 gb c39 g 54 g 43 g38 g 47 g 25 g72 + 84 + 80 + 68 = 304304 : 4 = 76Mesatarja aritmetike = 76 g. Mesatarja aritmetike = g. Mesatarja aritmetike = g. MedianaPër të gjetur medianën, së pari i renditim të dhënat nga më e vogla te më e madhja. Vlera e mesit është mediana.Shembull: Kemi këto të dhëna: 23, 18, 21, 29, 19. Duhet të gjejmë medianën, prandaj i renditim këto të dhëna nga më e vogla tek më e madhja: 18, 19, 21, 23 , 29.Vlera e mesit është mediana, pra numri 21.Mediana256

