Page 260 - Demo
P. 260
258Tani është radha jote!1 Në një shitore, klientët u pyetën për madhësinë e këpucëve të tyre. Përgjigjet për madhësinë e këpucëve ishin: 36, 38, 35, 33, 38, 39, 33, 35, 37 dhe 33. Gjej modën e madhësisë së këpucëve.2 Familja ka gjashtë anëtarë. Gjatësitë e tyre janë 161 cm, 152 cm, 171 cm, 156 cm, 141 cm dhe 167 cm. Cila është mesatarja aritmetike e tyre?3 Gjej modën e masës së këtyre mollëve.70 g 81 g 82 g 82 g 82 g 87 g 91 g 91 g 91 g4 Shkolla fillore bëri regjistrimin e moshës së nxënësve për një aktivitet. Disa nga të dhënat janë këto: 8, 12, 9, 11, 10, 9, 11, 8, 12. Gjej medianën e moshës së këtyre të dhënave.5 Një fermer shkoi në treg për të shitur kunguj. Masat e kungujve janë: 24 kg, 11 kg, 20 kg, 8 kg, 15 kg, 22 kg, 22 kg, 11 kg, 15 kg, 22 kg, 10 kg dhe 24 kg. Gjej mesataren aritmetike të masës së kungujve.6 Në tabelën e mëposhtme janë dhënë masat e maceve në kilogram: Gjej medianën e masave të maceve.5 6 4 10 10 8 9 5 47 Rendit të dhënat dhe rretho medianën:Rendit: Rendit: Rendit: a. 17, 13, 18, 19, 18, 15, 14 b. 129, 118, 125, 132, 133, 114, 124c. 47, 50, 54, 43, 48, 55, 49258

