Page 261 - Demo
P. 261


                                    Fjaloriçereku një nga katër pjesët e barabarta të një tërësie, që kanë të njëjtën vlerë apo sasi.emëruesi numri që vendoset poshtë vijës thyesore të thyesës dhe që tregon se në sa pjesë të barabarta është ndarë e tëra.ekuacion barazimi shkronjor (me ndryshore), për të cilin kërkohet vlera e shkronjës (ndryshores), që e kthen atë në barazim numerik të vërtetë. gjatësi e segmentit numri që tregon se sa herë segmenti njësi përmbahet në segmentin e dhënë. gjysmë një nga dy pjesët e barabarta të një tërësie, që kanë të njëjtën vlerë apo sasi.inekuacion mosbarazim me një ndryshore, për të cilin kërkohen vlerat e ndryshores që e vërtetojnë atë (e kthejnë në mosbarazim numerik të vërtetë me të njëjtin kah). Çdo vlerë e tillë e ndryshores quhet zgjidhje e inekuacionit. kënd figura që formohet nga dy gjysmëdrejtëza (rreze) që dalin nga e njëjta pikë.konvertim shndërrimi nga një njësi matëse në tjetrën.modeli i numrave varg numrash (ose figurash), i cili ndjek një rregull të caktuar.perimetri i shumëkëndëshit shuma e gjatësive të brinjëve të tij.numëruesi numri që vendoset sipër vijës thyesore të thyesës dhe që tregon një numër të caktuar pjesësh nga tërësia.shprehje shkronjore shprehjet që formohen nga numra e shkronja, të cilët janë të lidhur me shenjat e veprimeve aritmetike dhe kllapat.shumëkëndësh figura që përbëhet nga një vijë e thyer, e mbyllur, e cila nuk e pret veten.shumëkëndësh i rregullt shumëkëndëshi që i ka të gjitha brinjët të barabarta dhe të gjitha këndet të barabarta.thyesa numër thyesor, që tregon 1 ose më shumë pjesë të barabarta të një tërësie.thyesa të barabarta thyesa që tregojnë pjesë të barabarta të një figure ose të një sasie.vijë e thyer vija e formuar nga disa segmente të njëpasnjëshme.
                                
   255   256   257   258   259   260   261   262   263   264