Page 10 - Demo
P. 10
81.1 Përpunimi i letrës dhe kartonitMaterialet dhe përpunimi i tyreKur shkoj me prindërit në ekskursion, ushqimin e vendos në pjata dhe kuti kartoni. Ato janë të riciklueshme dhe higjienike. Në kohët e lashta përdorej letra e papirusit. Ajo prodhohej nga bima me të njëjtin emër. Më vonë, letra u prodhua nga rrobat e vjetra prej pambuku dhe nga druri. Ato kanë në përbërjen e tyre celulozën.Ne përdorim shpesh sende që janë prej letre ose kartoni.Në shtëpi, disa nga ushqimet janë të ambalazhuara me material prej kartoni. Edhe ilaçet vendosen në kuti kartoni. Ky material është i lehtë dhe i riciklueshëm. Unë shkruaj në fletore dhe lexoj libra. Materiali prej të cilit janë prodhuar ata, është letra. letër, karton, celulozë.Fjalë kyçe:

