Page 30 - Demo
P. 30
28rrezik, kujdes, lartësi, pusetë, ballkon.Mjedise të ndryshme ku zhvillohet aktiviteti i përditshëm, paraqesin rrezik nga lartësitë. Ndaj, duhet të tregojmë kujdes nga lartësitë!Kur dritarja është e hapur, nuk duhet të hipim në parvazin e saj apo të përkulemi mbi të. Duhet të zbresim nga shkallët e vendosura pranë shtratit dhe jo të hidhemi apo të kërcejmë nga lartësia. Ky veprim sjell rrezik për shëndetin.Besa dhe Drini jetojnë në katin e pestë të një pallati. Atyre u pëlqen të dalin në ballkon për të luajtur. Një ditë, Besa donte të ngjitej mbi parmakun e ballkonit, gati për të fluturuar. Vëllai i thirri: “Mos!”.Si mendon, çfarë do të ndodhte sikur Drini të mos e ndalonte Besën të ngjitej te parmaku?2.4 Rreziqet nga lartësitë: ballkoni, puseta, shkallët Fjalë kyçe:

