Page 31 - Demo
P. 31
29Kur luajmë në oborrin e shtëpisë/shkollës, duhet të bëjmë kujdes kur hipim në pemët përreth. Mund të humbim ekuilibrin, të rrëzohemi dhe të pësojmë dëmtime në trup. Nuk duhet të grumbullohen shumë shokë e shoqe në të njëjtën lodër. Pesha e tyre mund të sjellë dëmtimin e objektit dhe lëndimin e secilit prej nesh. Kur ecim rrugës, ndodh që të hasim gropa ose puseta të hapura, duhet të tregohemi të vëmendshëm dhe të ecim me kujdes. Kur shkojmë në dyqane që përdorin shkallë të lëvizshme, duhet të mbahemi në parmakun e shkallës dhe të mos vendosim këmbën në vendin e gabuar.DetyrëShkruaj se çfarë dëmtimesh mund të pësojë një njeri, po të rrëzohet nga një lartësi e madhe. Si vepron për t’u ruajtur nga lartësitë, shkallët, pusetat, ballkoni, lodrat? Diskuto në klasë

