Page 54 - Demo
P. 54


                                    52Mësuesja vendosi në klasë një poster me aktivitete të ndryshme. Secili zgjodhi aktivitetet që i pëlqejnë.– Gjatë javës, kohën e lirë e kaloj duke lexuar dhe kërkuar në internet, – tha Armendi. – Në fundjavë, aktivizohem në ekipin e basketbollit.– Mua më pëlqen të notoj, – tha Diella. – Gjatë javës, pasi përgatis mësimet, dëgjoj muzikë dhe shikoj programet e preferuara në TV. Kurse në fundjavë, shkoj në pishinë.Ilirit i pëlqen të notojë, të shkojë në kinema dhe të lexojë libra. Bora në fundjavë shkon në piknik me prindërit. Asaj i pëlqen të kërkojë informacione të reja në internet, që të punojë projekte në lëndë mësimore. Shpatit i pëlqen futbolli. Në kohën e lirë, organizon ndeshje me shokët. Këto aktivitete kryhen me kohë të kufizuar gjatë javës, sepse duhen përgatitur mësimet. Në fundjavë, koha e lojës është më e gjatë. Mësuesja u kërkoi nxënësve të bënin një orar të aktivitetit të tyre ditor. Aktivitetet e mia në kohën e lirëkohë e lirë, aktivitet, orar argëtimi.Luaj basketboll.Dëgjoj muzikë.Luaj futboll.Shkoj në ditëlindje.Notoj.Lexoj libër.Shkoj në piknik.Shikoj televizor.Shkoj në kinema.Kërkoj në internet.5.2 Argëtohem në kohën e lirëFjalë kyçe:
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58