Page 50 - Demo
P. 50
A e dini se...Një këpucar e ftoi Shopenin në shtëpi. Pasi hëngrën drekë, ai iu lut mjeshtrit të ulej në piano dhe të luante një pjesë muzikore. Shopeni deshi të shmangej, por tjetri nguli këmbë: \nuk e kundërshtoi më dhe ia plotësoi dëshirën. Disa ditë më vonë, kompozitori e ftoi për drekë këpucarin. Pasi hëngrën, Shopeni solli në mes të dhomës një tryezë të vogël këpucari, me të gjitha veglat e duhura dhe iu lut të bënte një palë këpucë. Kjo i habiti të gjithë të ftuarit, por Shopeni u tha pa të keq: \lutem, vetëm sa të shoh se si bëhen këpucët\Dëgjo një fragment nga pjesa muzikore \Dëgjo fragmentin nga pjesa muzikore \Ludvig van Bethoven (1770–1827) lindi në Bon, Gjermani. Ai është kompozitor i epokës klasike. Ndër veprat e tij muzikore më të njohura veçojmë: “Sonata e hënës” dhe “Apasionata”. Bethoveni ka kompozuar nëntë simfoni, ndër të cilat përmendim: Simfonia e 5-të (e njohur ndryshe si Simfonia e fatit) dhe Simfonia e 9-të.Frederik Shopen (1810-1849) lindi në Poloni, ku mori mësimet e para për piano. Që në moshën tetëvjeçare, ai duartrokitej si një fëmijë çudibërës. Shopen konsiderohet si romantiku më i madh ndër kompozitorët për piano të shekullit të 19-të. Ai ka shkruar muzikë për piano, që edhe sot e kësaj dite mbetet ndër më të parapëlqyerat për publikun. Ai ka qenë gjithashtu, një nga pianistët më të mirë të kohës.lute48MësimiKOMPOZITORË TË NJOHUR 22

