Page 12 - Demo
P. 12
210 1 Materialet dhe vetitë e tyre1.8 Përbërësit e ajrit1. Shënoni për secilin pohim, nëse është i vërtetë (V) apo i gabuar (G).Përse është i rëndësishëm ajri? I vërtetë I gabuarAjri shërben për frymëmarrjen e organizmave të gjallë.Ajri nuk është gaz.Ajri rregullon temperaturën në sipërfaqen e Tokës.Në ajër ka vetëm oksigjen.Ajri mbron njerëzit, bimët dhe kafshët nga rrezet e dëmshme të diellit.Ajri nuk luan ndonjë rol në qarkullimin e ujit.Ajri nuk bën të mundur transmetimin e zërit. 2. Si të fryni një tullumbace pa përdorur pompë ajri.1 filxhan uthull, 1 lugë gjelle sodë buke, tullumbace, hinkë, shishe me grykë të ngushtë Mjetet e nevojshme Hidhni rreth 100 ml uthull në një shishe me grykë të ngushtë. Më pas, me ndihmën e hinkës, hidhni sodën e bukës në shishe dhe mbyllni grykën e saj me fundin e tullumbaces. Do të vëreni që uthulla fillon të shkumëzojë dhe tullumbacja nis të fryhet ngadalë. Diskutoni në klasë në lidhje me këtë eksperiment. Pse u fry tullumbacja? Si u prodhua gazi që fryu tullumbacen?

