Page 18 - Demo
P. 18


                                    16 2 Bota e gjallë2.8 Ruajtja e ushqimit1. Përmes këtij eksperimenti të thjeshtë, do të kuptoni se si çojnë në krijimin e mykut tek ushqimet, lagështira dhe ajrimi i pamjaftueshëm.• Shënoni te secila etiketë: “E thatë” dhe “E lagësht”.• Shkruani datën mbi çdo qese.• Vendosni një fetë buke në qesen me shënimin: “E thatë”.• Merrni një fetë tjetër, spërkateni me ujë dhe vendoseni brenda qeses me shënimin: “E lagësht”.• Mbyllini të dyja qeset dhe ruajini për 10 ditë në një vend të ngrohtë. (Kujdes, qeset nuk duhet të kenë kontakt me njëra-tjetrën!)Çfarë ndodh brenda qeseve gjatë 10 ditëve? Mbani shënim çdo ndryshim që vëreni.Pasi të keni përfunduar eksperimentin, hidhini në koshin e mbeturinave të dyja qeset e mbyllura. DiskutimDiskutoni me shokët çfarë ndryshimi vëreni ndërmjet dy qeseve plastike. Shpjegoni si ndikon lagështia në rritjen e mykut.2 feta bukë, pak ujë, 2 qese plastike me etiketë dhe mundësi për t’i mbyllur Mjetet e nevojshme Asnjëherë nuk duhet të konsumoni ushqime tëmykura!!
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22