Page 37 - Demo
P. 37
4 Toka, mjedisi dhe gjithësia 354.3 Dielli, burimi i jetës1. Sa larg është Dielli?Dielli është 150 milionë kilometra larg nga Toka.2. Sa i madh është Dielli?Gjigant! Ndonëse mund të duket i vogël që nga Toka, kjo ndodh sepse ai është shumë, po shumë larg nesh. Largësinë e tij mund ta krahasojmë më hapësirën që do të zinin shumë se 100 planetë Tokë të vendosur përgjatë rrugës nga Toka te Dielli.3. Nga se përbëhet Dielli?Dielli përbëhet më së shumti nga gazi hidrogjen, së bashku me një sasi të caktuar heliumi dhe disa përbërës të tjerë më të vegjël.4. Si e kanë zbuluar shkencëtarët përbërjen e Diellit?Duke studiuar dritën e tij. Secili nga gazet e ngrohta të Diellit prodhon një gjurmë të veçantë drite. Përmes një instrumenti që quhet spektroskop, shkencëtarët kanë studiuar përbërësit e saj, ku kanë dalluar llojet e gazeve të pranishme në të. 5. Sa është temperatura e Diellit?Thellë në bërthamën e tij, temperatura arrin një vlerë prej 15 milionë gradë Celsius! Në sipërfaqe është afërsisht 6000 gradë Celsius.6. Çfarë e bën Diellin të shkëlqejë aq fort, sa duket sikur po digjet mes flakëve?Procesi i djegies që ndodh në Diell, është ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim zakonisht. Dielli shkëlqen, sepse bërthama e tij prodhon sasi shumë të mëdha energjie nëpërmjet një procesi që quhet “fuzion bërthamor”.Në çdo sekondë, 4 milionë tonë hidrogjen të bërthamës së Diellit shndërrohen në helium dhe në sasi të jashtëzakonshme energjie. Kjo energji ndjek rrugën e saj deri në sipërfaqen e Diellit, ku takohet me gazet që gjenden aty, duke shkaktuar kështu efektin e shkëlqimit.7. Sa i vjetër është Dielli?Studimet tregojnë se Dielli shkëlqen prej afërsisht 5 miliardë vjetësh. Sidoqoftë, mosha e tij është më pak se gjysma e moshës së universit, i cili ekziston prej 14 miliardë vjetësh.8. A rrotullohet Dielli rreth Tokës?Jo, është Toka ajo që rrotullohet rreth Diellit. Të mësojmë më shumë për Diellin

