Page 43 - Demo
P. 43
4 Toka, mjedisi dhe gjithësia 414.12 Qarkullimi i ujit në natyrë1. Shënoni në etiketat e figurës numrat që tregojnë radhën e proceseve që ndodhin si rezultat i qarkullimit të ujit në natyrë.1. Avullimi — Uji, i ngrohur nga dielli, ngjitet në ajër në formë avulli.2. Kondensimi — Avulli i ujit ngrihet në shtresat e sipërme të atmosferës, ku ftohet dhe shndërrohet në pikla uji (lëng). Në dimër, kur temperaturat janë shumë të ulëta, ai shndërrohet në gjendje të ngurtë (si akull, breshër ose borë).3. Reshjet — Shiu, bora ose breshri, që formohen si rezultat i procesit të kondensimit lart në re.4. Rrjedha ujore — Një pjesë e reshjeve që nuk thithet nga toka, rrjedh në formën e përrenjve apo lumenjve.5. Filtrimi (pastrimi) natyror i ujit — Uji i shiut ose i borës së shkrirë, teksa rrjedh nëpër të çarat e tokës, pastrohet prej grimcave që mund të përmbajë.6. Ujërat nëntokësore — Këto ujëra gjenden kryesisht në të çarat dhe hapësirat e shkëmbinjve.

