Page 10 - Demo
P. 10


                                    61.2 Trupat dhe materialet e tyreMaterialet janë lëndë të ndryshme, të cilat, në bazë të vetive që kanë, përdoren për të ndërtuar trupa ose objekte të ndryshme.Raftet e librave, dera, tavolina, të gjitha këto janë prej druri. Druri është material natyror. Veshjet tona përbëhen nga pambuku (material bimor), leshi (material shtazor), fije sintetike (material i përpunuar) etj.Njeriu nuk ka shfrytëzuar vetëm atë çfarë siguron natyra në sipërfaqen e tokës, por edhe atë që ndodhet në brendësi të saj. Në koren e Tokës gjendet një pasuri lëndësh: • të forta, si: mineralet e kromit, hekurit, bakrit, nikelit etj.• të buta, siç është argjila; • të lëngëta, si: nafta dhe nënproduktet e saj; benzina, vajguri, grasoja etj.;• të gazta, si: gazi natyror, i cili gjen përdorime të shumta në fushën e energjisë.Materiali është treguesi kryesor i lëndës. Në bazë të vetive që ka dhe gjendjes në të cilën ndodhet, mund të përcaktohet edhe shumëllojshmëria e përdorimit të tij.Materialet janë: natyrore organike (druri, kauçuku) dhe kompozita. Kompozitat përftohen nga kombinimi i të paktën dy materialeve me veti të ndryshme ose të njëjta.b(materialleshii pNnnNpa• të fortamaterial, i fortë/i butë, mineral, natyrore organike, kompozitaFjalë kyçe
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14