Page 100 - Demo
P. 100


                                    4 Toka, mjedisi dhe gjithësia964.1 Qielli dhe yjet Natën, qielli është i mbushur me yje. Yjet janë lëmshe gazi, që lëshojnë dritë të fuqishme. Edhe Dielli është një yll. Grupet e yjeve që formojnë figura të dukshme në kupën qiellore, quhen yjësi. Në lashtësi, njerëzit orientoheshin me anë të yjeve, ndaj për ta pasur më të lehtë orientimin, u vendosnin emra yjësive. Emërtimi i yjësive është bërë me emra të mitologjisë greke, si për shembull, yjësia e Orionit, apo me emrat e figurave që u ngjanin këto yjësi, si: Arusha e Madhe, Yjësia e Demit etj. Shkenca që merret me studimin e yjeve, quhet astronomi. Me sy të lirë, ne mund të shohim vetëm yjet më të ndritshme, kur qielli është pa re. Shkencëtarët përdorin teleskopin për të parë dhe studiuar me hollësi yjet dhe përbërjen e tyre. Yjet kanë ngjyra të ndryshme: të kuqe, portokalli, të verdhë, të bardhë ose blu. Ngjyra varet nga nxehtësia e yllit. Sa më i nxehtë të jetë ylli, aq më e ndritshme dhe më e fortë do të jeta drita që lëshon ai.yjësi, astronomi, teleskopFjalë kyçe
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104