Page 101 - Demo
P. 101


                                    97Mësuam se Yjësitë janë grupe yjesh që formojnë figura në kupën e qiellit dhe na ndihmojnë të orientohemi gjatë natës. Astronomia është shkenca që merret me studimin e yjeve. Yjet janë lëmshe gazi që digjen, çka i bën ato të ndriçojnë me ngjyra të ndryshme. Veprimtaria 4.1Krijoni me plastelinë 7 topa të vegjël dhe i bashkoni ata me njëri-tjetrin me kunja dhëmbësh, si në figurë. Kështu keni krijuar pamjen e yjësisë së Arushës së Madhe. Por ju mund të krijoni edhe figura të yjësive të tjera. Provoni të krijoni një yjësi të re dhe tregojani shokëve.plastelinë me ngjyrë të verdhë, kunja dhëmbësh Mjetet e nevojshme Pyetje dhe detyra1. Pse ndriçojnë yjet?2. Shpjegoni pse ndryshon pozicioni i yjeve gjatë natës.3. Si quhet shkenca që merret me studimin e yjeve?Dielli është ylli më i afërt, nga i cili marrim dritë e nxehtësi. Meqenëse Toka rrotullohet rreth Diellit, pamja që shohim në qiell në orë të ndryshme të natës, është gjithashtu e ndryshme. Po kështu, njerëzit që jetojnë në Australi, shohin pamje tjetër nga ajo që shohin njerëzit në Evropë, në të njëjtën orë të natës.
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105