Page 102 - Demo
P. 102


                                    984.2 Sistemi ynë diellorTrupat qiellorë formojnë sisteme, në qendër të së cilave qëndron një diell. Sistemi ynë diellor ka në qendër të tij Diellin dhe gjithçka tjetër rrotullohet rreth tij, si planetët dhe hënat e tyre, ashtu edhe asteroidet e kometat.Planetët janë trupa qiellorë që sillen rreth një ylli. Ata nuk kanë dritë të tyren, por pasqyrojnë dritën e Diellit.Në një natë të kthjellët, ne mund të shohim dhe planetë që ndriçojnë, si p.sh. Marsin dhe Afërditën. Disa prej tyre janë kaq të ndritshëm sa duken si yje.Planetët e sistemit diellor, sipas largësisë së tyre nga Dielli, janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni.Secili planet rrotullohet rreth boshtit të vet dhe në të njëjtën kohë edhe rreth Diellit, sipas një rruge që quhet orbitë. Planetët rrotullohen rreth Diellit, për shkak të forcës tërheqëse të tij.Planetët që janë më afër Diellit, janë më të nxehtë se ata që ndodhen më larg. Sa më larg Diellit të ndodhen planetët, aq më të ftohtë janë.Mërkuri, Afërdita, Toka dhe Marsi quhen planetë të brendshëm dhe përbëhen kryesisht nga shkëmbinj dhe hekur.Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni quhen planetë të jashtëm. Ata janë planetë të mëdhenj dhe përbëhen kryesisht nga gaze dhe akull.Satelit quhet çdo trup që rrotullohet rreth një planeti. Hëna është një satelit i Tokës.planet, orbitë, satelit, asteroide, kometa, meteorëFjalë kyçejMërkuriAfërditaTokaMarsSaturniUraniNeptuniPlutoniJupiteri
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106