Page 103 - Demo
P. 103
99Mësuam seDielli është qendra e sistemit tonë diellor dhe rreth tij rrotullohen 9 planetë me hënat e tyre, por dhe asteroidet dhe kometat. Planeti është një trup qiellor që sillet rreth një ylli. Planetët që janë më afër Diellit, janë më të nxehtë se ata që ndodhen më larg. Asteroidet janë copa të vogla shkëmbi ose metali që vërtiten në hapësirë. Sistemi diellor ka mijëra asteroide. Kometa është një trup qiellor, që rrotullohet rreth Diellit. Ajo përbëhet nga akulli dhe gazi. Kur kometa i afrohet Diellit, një pjesë e akullit avullon. Gazet dhe pluhurat që çlirohen prej kometës, formojnë një bisht të shndritshëm.Meteorët janë copa të vogla që shkëputen nga asteroidet apo nga kometat dhe, kur hyjnë në atmosferën e Tokës, fillojnë të digjen. Kur një meteor përplaset në tokë, ai formon aty gropa, të cilat quhen kratere.Veprimtaria 4.2Zgjidhni një planet në sistemin tonë diellor. Hulumtoni në faqen e NASA-s në internet, për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme. Emri i hënave të tij: Numri i hënave: Emrat e hënave: Temperatura e planetit: Largësia nga Dielli: Nga se përbëhet planeti? mPyetje dhe detyra1. Ku dallohen planetët nga yjet?2. Cilët janë planetët më afër Diellit?3. Cili planet rrotullohet rreth Diellit për një kohë më të gjatë? Pse?4. Ku dallohen planetët e jashtëm nga planetët e brendshëm në sistemin tonë diellor?A

