Page 104 - Demo
P. 104
1004.3 Dielli, burimi i jetësDielli është ylli më i afërt me planetin Tokë. Ai ndodhet miliona kilometra larg nesh. Dielli ka formën e një sfere gjigante. Ai përbëhet prej një gazi, i cili digjet pa pushim. Djegia e gazit krijon dritë verbuese dhe nxehtësi tepër të madhe, një pjesë e së cilës mbërrin deri te ne. Drita e tij është aq e fuqishme, sa planetët e sistemit tonë diellor ndriçojnë natën, duke reflektuar dritën e marrë nga Dielli.Nëse e shohim Diellin me teleskop, në sipërfaqen e tij do të dallojmë disa njolla të mëdha dhe të errëta. Ato duken të errëta, sepse kanë temperaturë më të ulët se pjesa tjetër e Diellit.Dielli është burimi i energjisë dhe dritës në Tokë. Pa diell, në Tokë nuk do të kishte jetë dhe çdo gjë do të ishte në errësirë. Nxehtësia e diellit përhapet në hapësirë në të gjitha drejtimet. Ndonëse shumica kësaj nxehtësie humbet në kozmos, një pjesë e saj mbërrin deri në sipërfaqen e planetit tonë. Energjinë dhe dritën e diellit e përdorin bimët për procesin e fotosintezës. Ato prodhojnë oksigjenin dhe ushqimin për organizmat e tjerë që jetojnë në planetin tonë. Pa dritën dhe nxehtësinë e diellit, bimët nuk do të rriteshin dot. Pa bimë, nuk do të kishte kafshë, as njerëz. Pra, nuk do të kishte jetë.njollat e Diellit, fotosintezëFjalë kyçeaq e fuqishme, sandriçojnë nanga DieNësenë dAttjDdritdo të në errësirhapësirë në të rin o,ra,

