Page 106 - Demo
P. 106
1024.4 Planeti TokëToka është planeti i tretë i sistemit tonë diellor. Ajo rrotullohet rreth Diellit me shpejtësi 107 000 km/orë. Toka ka vetëm një satelit natyror: Hënën. Shkencëtarët mendojnë që Toka mund të jetë krijuar rreth 4,6 miliardë vjet më parë. Ajo është i vetmi planet në sistemin diellor që ka jetë, sepse ngrohet nga Dielli, ka atmosferë, oksigjen dhe ujë, elemente pa të cilat nuk mund të jetohet. Toka ngjan me qepën, sepse ashtu si qepa, edhe planeti ynë ka disa shtresa. Shtresa e sipërme e saj quhet Korja e Tokës. Ajo është shtresa ku ne jetojmë dhe ndërtojmë shtëpitë tona. Korja e Tokës përbëhet nga një larmi e madhe shkëmbinjsh, të cilët kanë përbërje të ndryshme e bartin minerale shumë të vlefshme, si: hekur, alumin, silic etj.Trashësia e Kores së Tokës ndryshon nga 5 kilometra në 70 kilometra në pikën e saj më të lartë. Ajo ndahet në dy lloje: korja e tokës oqeanike dhe korja kontinentale. E para përfaqëson shtratin e oqeaneve dhe normalisht është më e hollë se ajo kontinentale. 70% e sipërfaqes së planetit tonë është e mbuluar nga uji i deteve dhe i oqeaneve, prandaj korja oqeanike ka sipërfaqe më të madhe sesa korja kontinentale.Shtresa e dytë, që gjendet poshtë Kores së Tokës quhet Mantel. Në zemër të planetit, poshtë Mantelit, ndodhet Bërthama. Bërthama e Tokës është e zjarrtë dhe shumë e nxehtë. Ajo përbëhet nga metali i shkrirë. Korja e Tokës, Manteli, Bërthama e TokësFjalë kyçejetë, sepse ngrohet nelemente pTokedeëshnjë përbëtë vlefshmTrashësia e KoresKorjaManteliBërthama

