Page 107 - Demo
P. 107
103Mësuam se Toka është planeti i tretë i sistemit tonë diellor dhe i vetmi planet ku ka jetë. Hëna është sateliti natyror i Tokës. Toka përbëhet nga disa shtresa, të cilat janë: Bërthama, Manteli dhe Korja e Tokës.Veprimtaria 4.4Merrni 6 topa plasteline me ngjyra të ndryshme, për të krijuar Tokën me shtresat e saj. Bëni një top të vogël me plastelinë të kuqe. Ai përfaqëson bërthamën e nxehtë të planetit tonë. Rrethojeni me plastelinë të verdhë e portokalli për shtresën e mantelit dhe në fund përdorni ngjyrën blu. Do t’ju duhet gjithashtu pak plastelinë e gjelbër, për të formuar kontinentet në pjesën e jashtme të Tokës. Po ta prisni në mes planetin tuaj të vogël, brenda tij do të shfaqen shtresat me ngjyra që keni krijuar. A ju ndihmoi kjo veprimtari për të kuptuar më mirë shtresat e Tokës?Pyetje dhe detyra1. Sa e vjetër është Toka?2. Pse ka jetë në planetin tonë?3. Cilat janë shtresat e Tokës?4. Nga se përbëhet Korja e Tokës?plastelinë me ngjyra (e kuqe, e verdhë, portokalli, blu, jeshile, kafe) Mjetet e nevojshme

