Page 108 - Demo
P. 108
1044.5 Hëna, sateliti natyror i TokësToka ka vetëm një satelit natyror dhe ai është Hëna. Ajo rrotullohet rreth Tokës dhe të dyja bashkë rrotullohen rreth Diellit. Largësia mesatare e qendrës së Hënës nga ajo e Tokës është 384 mijë km. Hëna kryen një rrotullim të plotë rreth Tokës për 27,3 ditë, kohë gjatë së cilës ajo kryen edhe një rrotullim të plotë rreth vetes. Diametri i Hënës është 3474 km. Në Hënë nuk ka as ajër, as ujë, pra nuk ka jetë. Forca tërheqëse e saj është shumë e vogël, rreth 6 herë më e dobët sesa ajo e Tokës.Hëna ndriçon për shkak të pasqyrimit të rrezeve të Diellit. Pjesa e ndritshme e Hënës që ne shohim, ndryshon formë vazhdimisht sipas një cikli. Kur Hëna ndodhet midis Tokës dhe Diellit, gjysma e errët e saj është e kthyer nga Toka, prandaj ne nuk e shohim. Pas disa ditësh, fillojmë të shikojmë një pjesë të vogël të saj, pikërisht atë që ndriçohet nga Dielli. Pas 7 ditësh, ne shohim në qiell çerekun e Hënës dhe kjo fazë quhet çereku i parë i Hënës. Hëna është 10 herë më e shndritshme kur është e plotë, sesa kur është çerek hëne.Pas 14 ditësh, Hëna ka bërë gjysmën e rrotullimit të saj rreth Tokës. Ajo është e rrumbullakët dhe me një shkëlqim të plotë. Pikërisht ky është çasti kur ne shohim Hënën e plotë. Pas kësaj, ajo fillon të zvogëlohet derisa nis një cikël të ri hënor. Cikli hënor zgjat plot 29,5 ditë. Neil Armstrong është njeriu i parë që zbriti në Hënë, më 20 korrik 1969, me anijen kozmike të quajtur “Saturn 5”. satelit natyror, çerek hëne, hënë e plotë, cikli hënorFjalë kyçe

