Page 109 - Demo
P. 109
105Mësuam se Hëna është sateliti i vetëm natyror i Tokës. Hëna kryen një rrotullim të plotë rreth Tokës për 27,3 ditë. Hëna ndriçon për shkak të pasqyrimit të rrezeve të Diellit. Gjatë ciklit hënor, i cili zgjat 29,5 ditë, Hëna e ndryshon formën disa herë, derisa fillon sërish një cikël të ri.Veprimtaria 4.5Për disa net me radhë, dilni në ballkon ose dritare dhe shikoni se çfarë forme ka Hëna. Shënoni datën poshtë figurës që tregon formën që keni parë në qiell. Përsëriteni këtë ushtrim çdo 4 ditë. Cili është përfundimi që mund të diskutoni në klasë?Pyetje dhe detyra1. Çfarë forme ka Hëna? 2. Sa është diametri i Hënës?3. Pse në Hënë nuk ka jetë?4. Pse ndriçon Hëna?5. Përse Hënën e shohim në forma të ndryshme?6. Sa ditë zgjat cikli hënor?ilustrime me fazat e hënës, laps për shënime Mjetet e nevojshme

