Page 11 - Demo
P. 11
7Mësuam se Materialet janë të ndryshme: të forta, të lëngëta, të gazta. Materialet janë me prejardhje bimore, shtazore, natyrore dhe të përpunuara. Shumë nga produktet që siguron natyra, njeriu i përdor për të plotësuar nevojat e tij jetësore.Veprimtaria 1.2Bëni një shëtitje në natyrë. Gjeni objekte të përbëra nga materiale të ndryshme, për shembull: druri, hekuri, plastike, pambuku etj.Kur të ktheheni në klasë, diskutoni për vetitë e tyre, nëse janë të forta, të buta, të thyeshme, elastike etj. Gruponi disa materiale që ndodhen në klasë, sipas funksionit që kanë. Materiali Objekti FunksioniPyetje dhe detyra1. Ç’lloj materialesh njihni dhe ku gjejnë përdorim ato?2. Cilat janë materialet që gjenden në koren e Tokës?3. Përmendni disa nga materialet shtazore e bimore që përdoren më shpesh.4. Jepni shembuj ku gjejnë përdorim nafta dhe gazi natyror.5. Me ndihmën e prindërve, shkruani historikun rreth përdorimit të gjerë të argjilës.kuti kartoni, lupë, doreza Mjetet e nevojshme

