Page 110 - Demo
P. 110


                                    1064.6 Stinët, dita dhe nataToka rrotullohet rreth Diellit dhe rreth vetes. Rruga që përshkon Toka rreth Diellit, quhet orbitë.Koha që i duhet Tokës për t’u sjellë rrotull Diellit është 365 ditë e 6 orë. 1 herë në 4 vjet, viti është i brishtë dhe ka 366 ditë, sepse muaji shkurt ka 29 ditë.Për shkak se boshti i Tokës është pak i pjerrët, rrezet e Diellit nuk e ngrohin njësoj të gjithë sipërfaqen e saj, duke formuar kështu stinët.Kur Poli i Veriut është i anuar nga Dielli, në hemisferën veriore (ku jetojmë dhe ne) ditët janë më të gjata dhe temperaturat më të larta. Pra, jemi në stinën e verës. Gjatë kësaj kohe, në Hemisferën Jugore është stina e dimrit. Në Hemisferën Veriore, kur mbaron dimri, fillon stina e pranverës, ndërsa në atë Jugore, kur mbaron vera, fillon stina e vjeshtës.Toka, si një top gjigant, rrotullohet për 24 orë rreth boshtit të vet. Boshti i Tokës është një bosht imagjinar, që lidh Polin e Veriut me atë të Jugut. Si rezultat i rrotullimit të Tokës rreth vetes, krijohet dita dhe nata. Kur njëra anë e Tokës është e kthyer nga Dielli dhe ndriçohet prej tij, në atë faqe të planetit është ditë. Por, duke qenë se Toka rrotullohet rreth vetes, kjo pjesë e saj fillon të zhytet në errësirë, rrezet e diellit largohen dhe në këtë anë të planetit bie nata.Në 21 mars dhe 23 shtator, dita me natën janë të barabarta në të gjithë globin. Kjo dukuri quhet ekuinoks.f VjeshtëVjeshtëPranverëVerëVerëDimërDimërDielliPranverëorbitë, vit i brishtë, boshti i Tokës, ekuinoks, solsticFjalë kyçeDitaNatafj21 mars 23 shtator
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114