Page 111 - Demo
P. 111


                                    107Mësuam se Rrotullimi i Tokës rreth Diellit kryhet për 365 ditë e 6 orë.  Një herë në katër vjet, viti ka 366 ditë, ndaj quhet vit i brishtë. Stinët krijohen si pasojë e rrotullimit të Tokës rreth Diellit dhe pjerrësisë së boshtit të Tokës, i cili bën që rrezet e Diellit të mos e ngrohin njësoj të gjithë sipërfaqen e saj.  Dita dhe nata krijohen si pasojë e rrotullimit të Tokës rreth boshtit të vet.  Boshti i Tokës është një bosht imagjinar, i cili lidh Polin e Veriut me atë të Jugut.21 qershori, në Hemisferën e Veriut shënon ditën më të gjatë të vitit. Ndërkaq, 21 dhjetori, në Hemisferën e Jugut shënon natën më të gjatë. Këto dy data, pra 21 qershori dhe 21 dhjetori, quhen solstice: solstici i verës (dita më e gjatë) dhe solstici i dimrit (nata më e gjatë). Solsticet dhe ekuinokset shënojnë fillimin e një stine dhe festohen në mënyra të ndryshme.Veprimtaria 4.6Plotësoni tabelën me orën kur lind e kur perëndon dielli. Për kryerjen e kësaj veprimtarie mund t’ju ndihmojnë prindërit.Data Ora e lindjes së diellitOra e perëndimit të diellitKohëzgjatja e ditës20 mars 2022Pyetje dhe detyra1. Sa lloj lëvizjesh bën Toka?2. Nga cilët faktorë formohen stinët?3. Çfarë stine është në Hemisferën Veriore, kur Poli i Jugut është i anuar nga Dielli? 4. Si krijohet dita dhe nata? 5. Për sa kohë rrotullohet Toka rreth vetes?6. Tregoni ndryshimin midis solsticit dhe ekuinoksit.21 qershor 21 dhjetor
                                
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115