Page 112 - Demo
P. 112


                                    1084.7 Orientimi në natyrëOrientimi me anë të Diellit është mënyra më e hershme, e përdorur nga njeriu. Dielli kryen të njëjtat lëvizje çdo ditë. Lindje quhet ana e horizontit nga lind Dielli, ndërsa perëndim, vendi ku ai perëndon. Veri dhe jug janë dy anët e tjera të horizontit. Nëse qëndroni me fytyrë nga lindja, perëndimi është pas jush. Veriu është në anën tuaj të majtë, ndërsa jugu është në anën e djathtë.Natën, njerëzit orientohen zakonisht me anë të një ylli të ndritshëm, i cili tregon gjithmonë veriun. Ky quhet Ylli Polar. Ai është një yll që ndodhet në yjësinë e Arushës së Vogël.Ne mund të orientohemi edhe nëpërmjet trungjeve të prera të pemëve. Nëse shikojmë me kujdes trungun e një peme të prerë, rrathët e tij janë më të ngjeshur në drejtim të veriut të horizontit. Gjithashtu, lëvorja e trungut të pemës është më e ashpër dhe e mbuluar me myshqe nga ana e veriut. Duke ditur veriun, ne mund të përcaktojmë fare lehtë anët e tjera të horizontit.Po për t’u orientuar na ndihmojnë edhe skicat. Skica është një vizatim i zvogëluar, me formë të përafërt i një apo i disa trupave që gjenden në një hapësirë të caktuar. Shkalla e zvogëlimit të skicës na tregon sa herë më e vogël është ajo që paraqitet nga madhësia reale e saj.Nëse në natyrë, largësia nga një shtëpi te pema është 12 m (1200 cm), në skicë mund të bëhet 12 cm.Ylli Polar, skica, shkalla e zvogëlimit, plani, legjendaFjalë kyçepjmVlindje ëperëndimjugveriArusha e VogëlArusha e MadheYlli Polar0 2 4 6 8 0 10 12 mJugVeri
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116