Page 113 - Demo
P. 113
109Mësuam se Ditën, mund të orientohemi në natyrë me anë të Diellit, kurse natën, me anë të Yllit Polar. Lëvoret e pemëve dhe myshqet na ndihmojnë të gjejmë veriun e të orientohemi në natyrë. Skica dhe plani janë vizatime të zvogëluara, që tregojnë trupat dhe objektet që gjenden brenda një hapësire të caktuar. Legjenda paraqet të gjitha simbolet që janë përdorur në vizatimin e një skice ose një plani.Veprimtaria 4.7Dilni në oborrin e shkollës apo të shtëpisë dhe vëzhgoni trungjet e pemëve nëse kanë myshk apo jo. Bëni një vizatim të pemës dhe myshkut. Më pas, përpiquni të përcaktoni anët e horizontit.Pyetje dhe detyra1. Si orientoheshin në natyrë njerëzit, kur nuk ekzistonin hartat? 2. Cilat janë anët e horizontit?3. Përshkruani disa mënyra orientimi në natyrë.4. Çfarë tregon skica? 5. Përse përdoret shkalla e zvogëlimit?Në këtë rast, shkalla e zvogëlimit është një me njëqind dhe shënohet kështu 1:100.Plani është tërësia e trupave të një hapësire të caktuar, e parë nga sipër dhe e paraqitur me simbole. Shpesh për paraqitjen e trupave në një skicë përdoren shenja apo simbole. Simbolet apo shenjat sqarohen në një tabelë, që vendoset në cep të planit, e cila quhet legjendë.Plani i një klasekarrigetavolinëlulederatabelabankë, e parë nga lart

