Page 114 - Demo
P. 114


                                    1104.8 HartaHarta është një skicë e madhe, e cila përdoret për të paraqitur në letër sipërfaqe të mëdha toke. Në hartë, sipërfaqe të tilla paraqiten të zvogëluara shumë herë nga madhësia e tyre reale. Shkalla e zvogëlimit mund të jetë 1:20 mijë, pra 1:20000, 1:75 000, 1:1 000 000 etj.Çdo hartë ka shkallën e saj të zvogëlimit, e cila shkruhet dukshëm në të. Pjesa e sipërme e hartës tregon gjithmonë orientimin drejt veriut; pjesa e poshtme tregon jugun; djathtas ndodhet lindja dhe majtas, perëndimi.Duke qenë se Toka ka formë të rrumbullakët, paraqitja më reale e saj bëhet nëpërmjet një harte, që ka pothuajse të njëjtën formë me të. Për këtë shërben globi. Në një glob mund të paraqiten vetëm sipërfaqet e mëdha të Tokës, si: kontinentet, oqeanet, liqenet dhe qytetet më të mëdha të botës.Të gjitha vijat që bashkojnë Polin e Veriut me Polin e Jugut, quhen meridiane. Me marrëveshje, si meridian i parë është marrë Meridiani i Grinuiçit (ai kalon në Grinuiç, qytet afër Londrës).Rrethi që ndan globin në dy gjysma të barabarta, quhet Ekuator. Pra, ai e ndan botën në dy hemisfera: në Hemisferën Veriore dhe në Hemisferën Jugore.hartë, glob, meridian, Meridiani i Grinuiçit, Ekuator, paraleleFjalë kyçeJarinjeMerdareBërnjakIstog KullëPejëSkënderajDrenasKlinëDeçanGjakovëMalishevëQafa e MorinësQafa e PrushitVermicëPrizrenFerizajKllokotLipjanGjilanMuqibabëKaçanikHani i ElezitShtërpcëVitiGlloboçicëDragashAutostradëAks kombëtar, 2 korsiRrugë kombëtareRrugë rajonale (të asfaltuara)Rrugë rajonale (të paasfaltuara)LEGJENDË Kufiri i KosovësQytetFshatPikë e kalimit kufitarSHQIPËRIDheu i BardhëRamillukShtimeSuharekëPrishtinë ObiliqF. KosovëGraçanicëRahovecNovobërdëKamenicëVushtrriMitrovicë Zveçan PodujevëLeposaviqMutivodëSERBIMAQEDONIA E VERIUTMALI I ZI0 25kilometraShkalla: 1:525,400EkuatoriMeridiani i Grinuiçit MeridianeParalele
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118