Page 115 - Demo
P. 115


                                    111Pyetje dhe detyra1. Përse përdoren hartat?2. Si realizohet paraqitja e elementeve në harta?3. Cili është meridiani fillestar?4. Në sa hemisfera ndahet Toka? Tregoni në hartë Ekuatorin.5. Përse shërbejnë meridianet dhe paralelet?Mësuam se Harta është një skicë e madhe, e cila përdoret për të paraqitur në letër sipërfaqe të mëdha toke. Çdo hartë ka shkallën e saj të zvogëlimit të objekteve. Globi është një paraqitje reale e formës së Tokës. Ekuatori është rrethi që ndan globin në dy hemisfera të barabarta. Meridianet janë të gjitha vijat që bashkojnë Polin e Veriut me Polin e Jugut.Veprimtaria 4.8Drini është planifikuesi i qytetit. A mund ta ndihmoni Drinin në krijimin e një harte për qytetin, kur ju janë dhënë koordinatat gjeografike për disa objekte që gjenden në këtë qytet. Vizatojeni hartën tuaj në një fletë të bardhë.Të gjithë rrathët e tjerë, paralelë me Ekuatorin, quhen paralele.Paralelet dhe meridianet formojnë rrjetin gjeografik të koordinatave. Meridianet tregojnë gjatësinë gjeografike, ndërsa paralelet, gjerësinë gjeografike. Me ndihmën e gjerësisë dhe të gjatësisë gjeografike përcaktohet pozita e çdo vendi në hartë dhe në glob. 54321ABCDEBankaB4 = D2 = E3 = B1 = D1 = E4 = pemëstacion trenishtëpishkollëbankëfushë futbolli
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119