Page 117 - Demo
P. 117


                                    113Mësuam se Pamja që ka sipërfaqja e Tokës me të ulurat dhe të ngriturat e saj quhet reliev. Relievi ka forma të ndryshme, siç janë malet, kodrat, fushat etj.  Relievi paraqitet me anë të hartave fizike sipas një shkalle zvogëlimi të caktuar.Veprimtaria 4.9Prisni me gërshërë copa kartoni në forma të ndryshme me diametër: 15 cm, 12 cm, 10 cm, 8 cm, 5 cm, 3 cm, 2 cm, dhe ngjitini njëra mbi tjetrën si në figurën e mëposhtme. Në fund, pasi t’i keni ngjitur të gjitha, do të shihni se keni krijuar modelin e një mali. Pyetje dhe detyra1. Çfarë formash gjenden në sipërfaqen e Tokës?2. Ç’kuptojmë me fjalën reliev?3. Çfarë dallojmë te një mal?4. Si mund ta përshkruani relievin?5. Për çfarë na ndihmojnë ngjyrat në hartë?6. Si e tregojmë lartësinë e relievit në hartë?kuti kartoni, gërshërë, ngjitës, ngjyra Mjetet e nevojshme 
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121