Page 118 - Demo
P. 118
1144.10 AtmosferaToka është planeti i vetëm në sistemin diellor që ka atmosferë. Atmosfera është mbështjella e gaztë rreth e përqark Tokës, me një trashësi prej disa kilometrash. Ajo e ruan ngrohtësinë që merr Toka nga Dielli, njësoj si xhamat e një serre. Atmosfera na mbron nga rrezet e dëmshme të diellit. Kjo është një nga arsyet që në Tokë ka jetë. Atmosfera përbëhet nga lëndë të gazta, si oksigjeni, azoti dhe dioksidi i karbonit; të lëngëta, si uji; dhe të ngurta, në trajtën e grimcave të pluhurit.Në atmosferë formohen të gjitha dukuritë që kanë lidhje me motin, si: retë, era, reshjet etj.AolgNqratmosfera, mbështjella e gaztë, troposfera, stratosfera, mezosfera, jonosfera, ekzosferaFjalë kyçeAtmosfera ndahet në disa shtresa: 1. Troposfera shtrihet nga sipërfaqja e Tokës deri në lartësinë 15 km. Në troposferë formohen retë dhe kryhet qarkullimi i ajrit. Temperatura e ajrit arrin deri në -50 gradë Celsius.2. Stratosfera është shtresa e ajrit mbi troposferë dhe shtrihet deri në lartësinë 50 km mbi sipërfaqen e Tokës. Këtu gjendet shtresa e ozonit, e cila e mbron Tokën nga rrezet e dëmshme të diellit.3. Mezosfera quhet shtresa e atmosferës që shtrihet mbi stratosferë, deri në lartësinë 80 km nga sipërfaqja e Tokës. Këtu ajri është tepër i rrallë, ndërsa temperatura arrin deri në -90 gradë Celsius.4. Jonosfera paraqet shtresën që ndodhet mbi mezosferë, deri në lartësinë 500 km nga sipërfaqja e Tokës. Temperatura këtu arrin deri në 2000 gradë Celsius.5. Ekzosfera është shtresa mbi jonosferë, deri në lartësinë 1000 km mbi sipërfaqen e Tokës.

