Page 119 - Demo
P. 119
115Mësuam se Atmosfera është mbështjella e gaztë rreth e përqark Tokës. Atmosfera përbëhet nga lëndë të gazta, të lëngëta dhe të ngurta. Atmosfera përbëhet nga 5 shtresa, të cilat janë: Troposfera, Stratosfera, Mezosfera, Jonosfera, Ekzosfera.Veprimtaria 4.10Ndërtimi i një erëmatësiHapni një vrimë në anën e secilës gotë, rreth gjysmë centimetër nën buzë. Këtë veprim bëjeni për katër gota, ndërsa në gotën e pestë, hapni me majën e lapsit katër vrima të baraslarguara nga njëra-tjetra (siç tregohet në figurë). Në pjesën e poshtme të saj hapni një vrimë tjetër, ku të fiksoni lapsin. Më pas, lidhni dy gota me anë të pipës së lëngjeve. Kështu veproni edhe me dy gotat e tjera. Fiksoni të gjitha gotat si në figurë me anë të një gjilpëre me kokë. Gotat duhet të vendosen në të njëjtin drejtim. Më pas, instrumentin që krijuat, vendoseni në mjedis të jashtëm për të parë se si do të lëvizë nga era. Ky instrument quhet erëmatës. Si mendoni, përse gotat duhet të kenë të njëjtin drejtim? Si lëviz instrumenti, kur era është shumë e fortë?Pyetje dhe detyra1. Ç'është atmosfera? 2. Nga se përbëhet atmosfera?3. Në sa shtresa ndahet atmosfera?pesë gota të vogla prej letre, një laps me majë të mprehur, vizore, dy pipa lëngjesh, gjilpërë, kapëse letrash Mjetet e nevojshme

