Page 12 - Demo
P. 12
81.3 Vetitë e materialeve dhe përdorimi i tyreCilësitë a veçoritë që ka një objekt, të cilat i shfaq kur vepron me objekte të tjera, quhen veti. Vetitë e tij varen nga materiali prej të cilit përbëhet.Për shembull, druri është shumë i fortë, ndaj përdoret për të ndërtuar objekte të përmasave të mëdha dhe për të mbajtur sende të rënda. Letra është shumë e butë dhe, si e tillë, mund të dëmtohet nga veprime fare të vogla. Por, si druri ashtu edhe letra, digjen lehtësisht nga zjarri.Materialet mund të grupohen në bazë të fortë sisë, shkëlqimit, përkulshmërisë, përshkueshmërisë etj.Metalet përcjellin mirë rrymën elektrike dhe nxehtësinë, shkrihen në temperatura të ndryshme, përpunohen dhe u jepet forma që dëshirojmë. Metalet kanë dhe veti magnetike (magneti).Veshjet janë prej materiali bimor (pambuku) ose shtazor (leshi). Këto materiale përpunohen lehtë, krijojnë dhe ruajnë ngrohtësinë, por nuk janë përcjellëse të elektricitetit.Plastika është një lloj materiali jonatyror, i cili përkulet lehtësisht, mund të shkrihet në temperaturë të ulët, është i lehtë dhe shumë i përdorshëm. ret henveti, fortësi, shkëlqim, përkulshmëri, përshkueshmëri, përcjellësFjalë kyçefare të voashtulehMsMetelektrikenVskp

