Page 120 - Demo
P. 120


                                    1164. 11 Klima. MotiMoti paraqet gjendjen fizike brenda një territori të caktuar në një çast të dhënë. Elementet e motit janë: temperatura e ajrit, shtypja atmosferike, shpejtësia e erës, vranësirat, reshjet etj. Klima është tërësia e kushteve meteorologjike mesatare dhe dukurive atmosferike gjatë një periudhe kohe të caktuar (javë, muaj, vite, dekada, shekuj, mijëvjeçar), në një zonë të caktuar. Në territorin tonë, edhe pse sipërfaqja nuk është shumë e madhe, temperaturat nga veriu në jug ndryshojnë brenda së njëjtës stinë. Për shembull, në stinën e dimrit, kur në një zonë të veriut ka reshje bore dhe bën shumë ftohtë, në jug moti mund të jetë mjaft i mirë, madje mund të mos bjerë borë. moti, temperatura, klima, zonë e ftohtë, zonë e nxehtë, gjerësi, lartësi Fjalë kyçeKlima ndryshon nga njëri pol në tjetrin, ndryshon nga vendet malore në ato bregdetare.Kështu, zona ekuatoriale është zonë e nxehtë, zonat polare janë zona të ftohtadhe zonat mes poleve dhe Ekuatorit janë zona me klimë të butë.Sa më shumë t’i afrohemi Ekuatorit, aq më nxehtë bën, sepse në këtë zonë rrezet e diellit bien pingul me Tokën. Ndërsa në pole, rrezet e diellit bien në mënyrë të pjerrët, prandaj klima është e ftohtë.PVPJEkuatoriRrethi Arktik VeriorRrethi Arktik Jugor6Tropiku i BricjapitTropiku i GaforresZona e ftohtë polareZona e butëZona e nxehtë ekuatorialeZona e butëZona e ftohtë polare
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124