Page 121 - Demo
P. 121


                                    117Mësuam se Në pjesë të ndryshme të Tokës, klima është e ndryshme. Moti është gjendje fizike që lidhet me reshjet, trysninë atmosferike, shpejtësinë dhe drejtimin e erës etj. Klima përcaktohet nga lartësia dhe gjerësia gjeografike.Klima e Tokës përcaktohet nga gjerësia, domethënë largësia nga Ekuatori dhe lartësia, pra, nga lartësia mbi nivelin e detit.Në zonat bregdetare, ajri është më i dendur, çka ndihmon në ruajtjen më gjatë të nxehtësisë. E kundërta ndodh në vendet malore.Klima ndahet në:E ftohtë: karakteristikë e zonave polare, ku rrezet e diellit bien pjerrtasi. Kjo bën që temperaturat të jenë të ulëta.E butë: karakteristikë e zonave ndërmjet poleve dhe Ekuatorit. Temperaturat janë mesatare dhe bien shira gjatë gjithë vitit. Në këtë zonë ndërrohen të 4 stinët.E nxehtë: karakteristikë e zonës ekuatoriale. Temperaturat janë shumë të larta.Veprimtaria 4.11Shkruani nga një karakteristikë ose kuriozitet për secilën zonë.Pyetje dhe detyra1. Ku ndryshon klima nga moti? Renditni tiparet dalluese.2. Nga se varen ndryshimet klimaterike?3. Tregoni karakteristikat e klimës në zonën tuaj.Zona e butë Zona e nxehtë Zona e ftohtë
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125