Page 122 - Demo
P. 122


                                    1184.12 Qarkullimi i ujit në natyrëToka njihet si planeti i ujit, sepse 70% e sipërfaqes së tij është ujë. Uji gjendet në lumenj, liqene, oqeane, akullnaja, ajër, nën tokë, mbi tokë, te bimët dhe në trupin e njeriut. Uji është në lëvizje të vazhdueshme ndërmjet tokës, oqeaneve dhe atmosferës.Kjo lëvizje quhet cikël i ujit ose qarkullim i ujit në natyrë.cikël i ujit, qarkullim i ujit, avull, kondensohetFjalë kyçeDielli dhe era shkaktojnë avullimin e ujit nga gjethet e pemëve, nga trupat e kafshëve, nga sipërfaqet e lumenjve, të deteve dhe të oqeaneve. Në këtë mënyrë, uji shndërrohet nga gjendja e lëngët në gjendje të gaztë, pra shndërrohet në avull. Avulli i ujit ngrihet në shtresat e larta të atmosferës, kondensohet, pra ftohet dhe shndërrohet në pika uji (lëng). Kur temperaturat janë shumë të ulëta, ai shndërrohet në gjendje të ngurtë, si akull, breshër ose borë. Një pjesë e reshjeve bie drejtpërdrejt në ujë; një pjesë e thith toka dhe depërton në brendësi të saj, duke krijuar ujërat nëntokësore, që dalin mbi tokë në formën e burimeve; një pjesë bashkohet me lumenjtë e derdhet në dete, dhe në këtë mënyrë vazhdon qarkullimi i ujit në natyrë.DetiAvullimiKondensimiUjëra nëntokësore Lumi
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126