Page 123 - Demo
P. 123
119Mësuam se Uji, i ngrohur nga dielli, avullon dhe ngjitet në ajër si avull i padukshëm. Uji qarkullon vazhdimisht ndërmjet tokës, oqeaneve dhe atmosferës. Sasia më e madhe e ujit që gjendet në tokë është ujë i kripur dhe ai formon detet dhe oqeanet.Veprimtaria 4.12Vendosim brenda enës një copë gur (që simbolizon malin), një vazo të vogël me bimë ose çdo bimë tjetër, dhe një pellg të vogël me ujë, të sajuar brenda një copë letre alumini. Enën e mbyllim me kapak dhe e vendosnim në diell për disa orë. Vëzhgojmë se çfarë ka ndodhur brenda enës dhe kapakut të saj.Diskutojmë me shokët në klasë për përfundimet që nxorëm nga kjo veprimtari.një enë plastike me kapak të tejdukshëm, një gur dhe një vazo e vogël me bimë, një copë e vogël letre alumini Mjetet e nevojshme Pyetje dhe detyra1. Pse themi që Toka është planeti i ujit?2. Si formohet cikli i ujit?3. Sa lloje ujërash gjenden në planetin tonë?

