Page 126 - Demo
P. 126
1224.14 Njeriu dhe mjedisi natyror Aktiviteti i njeriut është gjithmonë i lidhur me mjedisin natyror. Disa aktivitete janë të dobishme për natyrën, ndërsa disa të tjera i shkaktojnë asaj dëme të pariparueshme.Duke i shfrytëzuar burimet natyrore pa kriter, njeriu po ndryshon edhe pamjen e natyrës. Kështu, për shembull, ndërtimi i liqeneve artificiale pranë zonave të banuara, zbut klimën e këtyre zonave. Prerjadhe djegia e pyjeve shkakton gërryerjen e tokave, prish shtretërit e lumenjve dhe ndryshon rrjedhën e tyre. Hedhja e mbetjeve vend e pa vend, sjell ndotjen e tokës, të ujit dhe të ajrit. Mbetjet e plastikës qëndrojnë në natyrë për qindra vjet pa u shpërbërë. Por natyra është thesari i një vendi, që duhet përcjellë brez pas brezi. Trashëgimia natyrore përbëhet nga malet, peizazhi, bota e gjallë, relievi dhe të gjitha pasuritë e mbitokës apo nëntokës së një vendi. Kosova ka një trashëgimi të pasur natyrore, si Parku i Sharrit, Shpella e Gadimes, Kanioni i Mirushës, të cilat kanë vlera të veçanta dhe mbrohen me ligj. Monumente natyrore quhen objektet që gjenden në natyrë e që kanë vlera të rralla natyrore dhe biologjike për një vend.Monumenti natyror është një burim kulture dhe edukimi, burim i kënaqësisë shpirtërore, burim për punë kërkimoreshkencore. Ato duhet të njihen, të mbrohen dhe t’u trashëgohen brezave.natyrë, prerja e pyjeve, monument natyrorFjalë kyçedëme të pDukenaKzdse të apa u si jë dimbrohen me Monumnë dhMkssdhështë thesarirez pas , ,oni a dhe

