Page 127 - Demo
P. 127
123Mësuam se Njeriu e përdor mjedisin natyror për të plotësuar të gjitha nevojat dhe dëshirat e tij. Trashëgimia natyrore është thesari i një vendi. Monumentet natyrore janë objekte me vlera të rralla për një vend. Kosova ka një trashëgimi të pasur natyrore dhe shumë monumente të tilla, të cilat duhen njohur e trashëguar në breza.Veprimtaria 4.14Pyesni prindërit ose hulumtoni në internet për të mësuar më shumë rreth një monumenti natyror që gjendet në komunën tuaj. Emri i monumentit natyror: Tiparet e tij: Cilat janë vlerat e veçanta të këtij monumenti natyror? Diskutoni në klasë rreth informacioneve që gjetët për monumentin natyror.Pyetje dhe detyra1. Si ndikon mjedisi në jetën e njeriut?2. Po njeriu, si ndikon mbi mjedisin?3. Pse themi që veprimet e njeriut mbi mjedisin sjellin pasoja të dobishme, por edhe të dëmshme?4. Përse duhet të kujdesemi për mjedisin?

