Page 128 - Demo
P. 128
1244.15 Ndotja e TokësDheu është shtresa e sipërme e sipërfaqes së tokës. Ai mendohet si një sistem jetësor, ku jetojnë organizma të shumëllojshëm. Dheu ka një veti të veçantë - pjellorinë, që është aftësia e tokës për të prodhuar bimë dhe kultura bujqësore.Krijimi i dheut është një proces i gjatë, që vjen si rezultat i qarkullimit të vazhdueshëm të lëndëve dhe të energjisë ndërmjet organizmave të gjallë (bimëve, kafshëve dhe mikroorganizmave) dhe botës jo të gjallë (gurëve dhe mineraleve). Mirëpo sot, toka dhe shtresa e dheut po rrezikohen nga erozioni (gërryerja), acidimi, ndotja dhe kripëzimi.Vit pas viti, shtresa pjellore e dheut po humb sasi të mëdha, për shkak të erozionit.Po kështu, toka (dheu) mund të tejngopet me kripëra për shkak të përdorimit të madh nga njerëzit të plehrave kimike. Ky proces është i papërshtatshëm për organizmat që jetojnë në tokë dhe për cilësinë e prodhimeve bujqësore.Mbrojtja e dheut (tokës) është mjaft e rëndësishme, sepse ai i thith shumë lehtë lëndët e dëmshme që lëshojnë burime të ndryshme ndotëse. Në shumicën e rasteve, toka është e ndotur nga metalet, kimikatet, vajrat, nafta, pesticidet, eksplozivët dhe gazet helmuese, lëndët radioaktive ose biologjike, si dhe substanca të tjera të dëmshme. Shpesh këto ndotje vijnë nga mbetjet e zonave urbane apo nga ato të fabrikave, që shkarkohen të gjitha mbi tokë dhe nën tokë.dhe mikroorganizmmineralevepo rrezndoVipePmmaproceqë jetojnëbujqësore.shtresa e sipërme, pjellori, krijimi i dheutFjalë kyçeëndësishme, mshme ëse.ur e n të

