Page 129 - Demo
P. 129


                                    125Mësuam se Dheu është shtresa e sipërme e sipërfaqes së tokës dhe është baza për jetën tokësore në planetin tonë. Krijimi i dheut është një proces i gjatë, i cili bazohet në qarkullimin e energjisë dhe lëndëve nëpërmjet organizmave të gjallë (bimëve, kafshëve dhe mikroorganizmave) dhe botës jo të gjallë (gurëve dhe mineraleve).  Toka bujqësore ndotet nga pesticidet që përdor fermeri. Po kështu, ajo i përthith shumë lehtë lëndët e dëmshme, të lëshuara nga burime të ndryshme ndotëse.Veprimtaria 4.15Në fundin e një ene me vrima vendosni gurë të imët; në tjetrën, rërë dhe në të tretën, argjilë.Për të demonstruar se uji pastrohet kur kalon në shtresat e sipërfaqes së tokës dhe në ato të nëntokës, derdhni një gotë me ujë të ndotur me baltë në secilën prej enëve. Vëzhgoni dhe diskutoni për rezultatet.• Cila enë e derdh më shpejt ujin?• Cila më ngadalë?• Si ndikojnë materiet e ndryshme në filtrimin e ujit dhe pastrimin e tij?Diskutoni në klasë për rezultatet e kësaj veprimtarie.Pyetje dhe detyra1. Çfarë kuptoni me ndotje të tokës?2. Cilët janë faktorët që ndikojnë në formimin e tokës bujqësore?3. Çfarë pasojash ka ndotja e tokës?4. Si mund ta mbrojmë tokën nga ndotja?tri enë me vrima në fund, gurë të imët, rërë, argjilë Mjetet e nevojshme 
                                
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133