Page 13 - Demo
P. 13
9Mësuam se Materialet mund të grupohen në bazë të vetive që kanë. Vetitë e materialeve përcaktohen nga cilësitë dhe veçoritë që kanë. Materialet mund të përpunohen pa humbur vetitë e tyre.Veprimtaria 1.3Kërkoni në shtëpi objekte të vogla, të tilla si: laps, gomë, gotë plastike, kapakë vazosh dhe shishesh, lodra plastike, monedha etj. Në bazë të materialit nga i cili përbëhen dhe vetive që shfaqin, ndajini në:1. materiale me shkëlqim;2. materiale të forta;3. materiale të buta;4. materiale të përkulshme (elastike).Diskutoni me shokët dhe mësuesin/en për materialet që gjetët. Pyetje dhe detyra1. Nga se përcaktohen vetitë e materialeve?2. Si e kuptoni shprehjen: “Materialet, edhe pasi përpunohen, ruajnë disa nga vetitë e mëparshme”?3. Renditni emrat e disa materialeve që kanë vetinë e përkulshmërisë.4. Çfarë vetish ka një material me prejardhje bimore? Sillni disa shembuj.5. Shkruani në fletore emrat e të gjitha objekteve prej druri që ndodhen në dhomën tuaj.? Mjetet e nevojshme disa kuti ku mund të vendosen objekte të vogla

