Page 132 - Demo
P. 132


                                    Fjalorth128AAdoleshencë – periudha gjatë së cilës njeriu, nga fëmijë, bëhet një individ i rritur.Alergji – gjendje shëndetësore, e cila shoqërohet me rritje ose ulje të theksuar të ndjeshmërisë së organizmit, kur brenda tij hyjnë lëndë si pluhurat apo substanca të tjera të dëmshme.Ar – metal i çmuar.Argjilë – material që ngjason me baltën, i butë, me ngjyrë të bardhë ose të kuqërremë; përdoret për të bërë enë kuzhine ose sende të tjera zbukurimi.Asteroide – copa të vogla shkëmbi ose metali që vërtiten në kozmos.Astronomi – shkenca që merret me studimin e yjeve dhe qiellit.Avull – uji në gjendje të gaztë.Azot – element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit.BBakër – metal që përdoret për të prodhimin e telave elektrikë.Boshti i Tokës – bosht imagjinar, i cili lidh Polin e Veriut me atë të Jugut.Burim elektriciteti – burimi nga vjen energjia elektrike.ÇÇelës – element, i cili shërben për të hapur ose mbyllur qarkun elektrik.DDecibel – njësia matëse e tingullit (zërit dhe zhurmës).Dridhje – lëkundje të shpejta.EEkosistem – përbëhet nga një bashkësi organizmash që ndërveprojnë si midis tyre, ashtu edhe me mjedisin fizik.Ekuinoksi – dukuri astronomike, si rezultat i së cilës dita bëhet e barabartë me natën.Energji – aftësia që ka një trup ose lëndë për të bërë një punë të caktuar.FFaktor – rrethana ose shkaqe që ndikojnë në një punë ose veprim.Fatkeqësi natyrore – ngjarje të rënda, të shkaktuara nga dukuritë natyrore.Flluskë – bulë ajri ose gazi brenda një cipe të hollë, p.sh., flluskat e sapunit.GGaz – lëndë që ndryshon formën lehtësisht, shpesh pa ngjyrë e pa aromë.Goditje elektrike – goditje e shkaktuar nga elektriciteti me tension të lartë.Grimë – pjesë shumë e vogël e një lënde.GJGjendje agregate e lëndës – gjendja në të cilën ndodhet lënda: e ngurtë, lëngët, e gaztë.HHabitat – vendbanimi i një kafshe ose bime.IIlaçe – lëndë, të cilat shërbejnë për të parandaluar ose shëruar një sëmundje.Insekt (kandërr) – gjallesë me trup shumë të vogël.JJorruazorë – kafshët që nuk kanë skelet.KKalbje – procesi i prishjes, shpërbërjes së materialeve bimore nga organizmat.Kondensim – shndërrimi i avujve ose gazeve në lëng. Procesi i kthimit të ujit në formë bulëzash, kur ajri i lagësht bie në kontakt me një sipërfaqe të ftohtë.LLëng – lënda në gjendje të lëngët.
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136