Page 133 - Demo
P. 133


                                    129MMagnet – mineral hekuri ose çeliku, që ka vetinë të tërheqë sendet prej hekuri, çeliku, nikeli etj. Matësi i nivelit të tingullit – aparat që tregon se sa i fortë është tingulli.Mbetje – ajo që mbetet nga një produkt dhe nuk nevojitet më për përdorim.Mbroj – marr masa për të ruajtur diçka nga rreziku ose dëmtimi.Mikrobe – gjallesa mikroskopike, të cilat shkaktojnë sëmundje të ndryshme.Mikroorganizëm – gjallesë shumë, shumë e vogël.Model – diçka që merret si shembull për të bërë. NNaftë – lëndë djegëse që nxirret nga nëntoka. Prej saj përftohen nënprodukte të tjera, si: benzina, vajguri, parafina etj.Ndotje e mjedisit – kur nuk tregohet kujdesi i duhur për pastërtinë e ajrit, ujit dhe tokës.Ngrirje – ftohja e një lëngu derisa të kalojë në gjendje të ngurtë.OOksigjen – element kimik: gaz pa ngjyrë, pa erë, pa shije, i cili përbën rreth një të pestën e ajrit dhe është i domosdoshëm për frymëmarrjen e gjallesave dhe për djegien.Orbita – rruga që bën një trup qiellor në hapësirë.PPajisje elektrike – mjet që përdor rrymën elektrike për të punuar.Parandalim – marrja e masave për të ndaluar të ndodhë diçka.Përcjellës – material që përçon nxehtësinë, elektricitetin etj.Pika e vlimit – temperatura në të cilën vlon lëngu.Pikë e shkrirjes – temperatura në të cilën shkrin një trup i ngurtë.Pistíl – organi femëror i lules, i përbërë nga vezorja, shtyllëza dhe krekëza.Planetë – trupa qiellorë që sillen rreth një dielli.Polet e magnetit – skajet e një magneti.Prizë – pajisje që shërben për të lidhur një aparat elektrik me elektricitetin e rrjetit.Puberteti – periudha nga fëmijëria nëadoleshencë, gjatë së cilës trupi pëson ndryshime të dukshme.Pupë – larva e disa kandrrave, e cila është e mbështjellë me një cipë të hollë në formën e fshikëzës.QQark i mbyllur – qark elektrik, në të cilin elektriciteti rrjedh pa ndërprerje.RRicikloj – përpunoj një material që ka qenë mbetje për ta ripërdorur.Ripërdor – përdor edhe një herë materialin që është përdorur më parë.Rrjedh – lëviz pa ndërprerje në një drejtim të caktuar.SSatelit – trup qiellor që rrotullohet rreth një planeti a një ylli.Smog – ajër i ndotur, i cili duket si një mjegull e dendur ngjyrë kafe në të verdhë ose gri në të bardhë. Ai shkaktohet nga shkarkimi në ajër i ndotësve dhe ngrihet mbi horizont.ShShkrirje – procesi gjatë të cilit një lëndë e ngurtë, duke u nxehur, kalon në gjendje të lëngët.TTeleskop – mjeti që përdoret për të vrojtuar dhe studiuar me hollësi yjet dhe përbërjen e tyre.Trup i ngurtë – gjendje agregate e lëndës, e cila nuk ndryshon formën e saj lehtësisht.YYjësi – grupe yjesh që formojnë figura të dukshme në kupën qiellore.ZhZhavorr – rërë e trashë, e përzier me gurë të vegjël, e cila gjendet zakonisht në brigjet dhe në shtretërit e lumenjve. Përdoret në ndërtim, për shtrimin e rrugëve, për përgatitjen e betonit etj.
                                
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137