Page 14 - Demo
P. 14


                                    101.4 Klasifikimi i materialeveMaterialet mund të klasifikohen sipas fortësisë, gjendjes së lëndës (e ngurtë, e lëngët apo e gaztë), përbërjes (metal, organike), shijes (të kripur/të ëmbël), tretshmërisë, përcjellshmërisë elektrike etj.Një material mund të klasifikohet në disa grupe. Për shembull, mermeri bën pjesë në grupet e materialeve të forta dhe të lëmuara. Të gjitha materialet përbëhen nga grimca, copëza shumë të vogla, të padukshme për syrin.Mënyra se si lidhen këto grimca me njëra-tjetrën përcakton nëse materiali është i ngurtë, i lëngët apo i gaztë. Grimcat e një trupi të ngurtë qëndrojnë ngjitur me njëra-tjetrën dhe në pozicione të caktuara, prandaj trupat e ngurtë janë të fortë dhe nuk e ndryshojnë formën.Te lëngjet, grimcat ndodhen pranë njëra-tjetrës, por ato i ndryshojnë lehtësisht pozicionet e tyre, duke u rrokullisur drejt njëra-tjetrës. Për këtë arsye, lëngjet e ndryshojnë lehtësisht formën. Grimcat e lëndëve të gazta ndodhen larg njëra-tjetrës, prandaj ato nuk kanë formë e mund të ngjishen me lehtësi.Lëndët mund t’i klasifikojmë edhe si lëndë të pastra dhe të përziera. Një material është i pastër, kur nuk është i përzier me materiale ose lëndë të tjera, pra të gjitha grimcat e tij janë të njëjta, në formë dhe përmasa. i/e fortë, i/e lëmuar, me dhe pa shkëlqimFjalë kyçe,p jNjë mklappapGrimc gurtë ën ukëtë l h h
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18