Page 15 - Demo
P. 15
11Mësuam se Materialet klasifikohen në bazë të cilësive dhe veçorive të tyre. Materialet përbëhen nga grimca dhe lidhja e tyre me njëratjetrën përcakton nëse materiali është i ngurtë, i lëngët apo në gjendje të gaztë.Kur një material përbëhet nga dy a më shumë lëndë të pastra, quhet i përzier, pra grimcat e tij kanë forma e përmasa të ndryshme. Për shembull, uji i detit, i cili përbëhet nga grimca uji dhe grimca kripe të përziera së bashku. Veprimtaria 1.4Analizoni materialet nga të cilat përbëhet lapsi dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme: • Cili është materiali më i fortë? Çfarë funksioni kryen ai te lapsi? Pse përdoret ky material pikërisht për këtë funksion?• Cili është materiali më elastik te lapsi? Përse shërben ai?laps me gomë, fletë për shënime Mjetet e nevojshme Pyetje dhe detyra1. Pse trupat e ngurtë nuk e ndryshojnë formën kur i shtypim?2. Gota prej qelqi, mund të klasifikohet si material me shkëlqim, i lëmuar apo që përshkohet nga drita? Argumentoni përgjigjen.3. Cili është dallimi kryesor midis trupave të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë?

